acitone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


all active
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Games for windows live prej tani pa pagesë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
deluX
Administrator
Administrator
deluX


Numri i postimeve : 3
Join date : 21/04/2009

Games for windows live prej tani pa pagesë Empty
MesazhTitulli: Games for windows live prej tani pa pagesë   Games for windows live prej tani pa pagesë Icon_minitimeTue Apr 21, 2009 8:16 pm

Games for Windows Live prej tani pa pagesë
Microsoft ka vendosur që shërbimin e vet për lojëra online, Games for Windows Live, ta bëjë pa pagesë, si dhe në të njëjtën kohë ta pasurojë me përmbajtje të reja.
Pas daljes së sistemit operativ Windows Vista, Microsoft ka nisur shërbimin Games for Windows Live, e cila është diç e ngjashme ne shërbimin e popullarizuar dhe të suksesshëm Xbox Live për lojëra online dhe lidhje të lojtarëve. Sikur edhe tek Xbox Live Microsoft ka krijuar dy lloje të anëtarësimit nga të cilat njëra duhet të paguhet.

Kështu lojtarët e lojërave kompjuterike, të cilët është dashur të paguajnë për të luajtur me lojtarët tjerë të Xbox, kanë mund të paraqesin arritjet e lojtarëve, dhe të komunikojnë me zë dhe të shfrytëzojnë shërbimin e ndërlidhjes sipas aftësive të tyre. Problemi ishte se lojtarët e lojërave kompjuterike nuk kanë dashur të paguajnë për këto shërbime sepse shumicën e tyre kanë mundur t’i marrin pa pagesë, e për të tjerat kanë alternativë.

Për këtë Games for Windows Live edhe nuk ka qenë aq shumë i popullarizuar, prandaj Microsoft ka vendosur të ndërmerr diçka në lidhje me këtë. Hapi i parë është heqja e pagesës, derisa hapi i dytë do të jetë shtimi i Marketplace-it, vendit ku mund të blihen lojëra, filma dhe pa pagesë të merren versionet demonstruese të lojërave dhe filmave të rinj. Paralelisht me këtë do të ndryshohet edhe pamja e shërbimit Games for Windows Live i cili duket më bukur.

www.gamesforwindows.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Games for windows live prej tani pa pagesë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acitone :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: